Gazetarja palestineze dhe 10 anëtarë të familjes së saj humbin jetën nga një sulm ajror izraelit

Fatima Hassouneh

Gazetarja palestineze dhe 10 anëtarë të familjes së saj janë vrarë pas një sulmi ajror izraelit që goditi banesën e tyre në qytetin e Gazës, raporton agjencia zyrtare palestineze Wafa.

Sipas raportit, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e gazetares Fatima Hassouneh në lagjen Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës. Në sulm u vra ajo bashkë me pjesëtarë të familjes së saj, përfshirë gra dhe fëmijë.

Vdekja e Hassouneh e çon numrin e gazetarëve dhe punonjësve të medias palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza në mbi 210, sipas burimeve nga mediat vendase. Organizatat ndërkombëtare të mediave dhe të drejtave të njeriut kanë dënuar vazhdimisht shënjestrimin e gazetarëve në këtë konflikt.