Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gazetari palestinez u vra nga sulmi izraelit pa përqafuar ende foshnjën e...

Gazetari palestinez u vra nga sulmi izraelit pa përqafuar ende foshnjën e tij të parë

Gruaja e gazetarit, Ayman Al-Jidi, i cili u vra në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj një automjeti mediatik në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, lindi disa orë pas bombardimeve në të cilën iu vra i shoqi së bashku me katër kolegë të tjerë, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, gruaja shtatzënë e Jidit ka lindur në mbrëmje. Foshnjës jetime, e cila lindi disa orë pas sulmit në të cilin u vra i ati, i është vendosur emri Ayman, sipas babait të tij.

Ky do të ishte fëmija i parë i Jidit, por gazetari palestinez humbi jetën para se të shihte djalin e tij të lindur.

Gazetari palestinez punonte si fotoreporter në Gaza.

– Izraeli goditi automjetin e transmetimit të drejtpërdrejtë me mbishkrimin “Press”

Në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, u raportua se pesë gazetarë humbën jetën në sulmin me bombë të kryer nga Izraeli ndaj automjetit të transmetimit të drejtpërdrejtë të televizionit Al-Quds al-Yawm (alqudstoday-tv) në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, në të cilin gjendej edhe Al-Jidi, përkundër faktit që në automjet qëndronte mbishkrimi “Press”.

Krahas tij, në automjet jetën humbën edhe kolegët e tij Faysal Abu al-Kumsan, Ibrahim Al-Sheikh Ali, Muhammad Al-Led’a dhe Fadi Hassune.

Sipas Zyrës për media, numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 201.

Exit mobile version