Gazetari palestinez Ahmed Mansour ka ndërruar jetë nga plagët e marra pas sulmit izraelit ndaj tendës mediatike pranë spitalit Nasser në Khan Younis, ku ai pësoi djegie të rënda.
Sulmi, i ndodhur në orët e hershme të së hënës, shkaktoi gjithashtu vdekjen e dy gazetarëve të tjerë dhe plagosjen e tetë personave të tjerë.
Viktimat janë Helmi al-Faqawi, gazetar i Palestine Today TV, dhe Yusuf al-Khazandar.
Kjo tragjedi ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë e gazetarëve në zonat e konfliktit, veçanërisht në Gaza, ku ekipet mediatike punojnë në kushte ekstreme për të dokumentuar ngjarjet në terren. /mesazhi