Prokuroria e Bosnjës për luftë kundër terrorizmit, dhe policia kufitare, kanë kryer hetime dhe bastisje në bazë të një rrëfimi televiziv të gazetarit italian, ku flitej për blerje të armëve në BeH për nevojat e organizatës terroriste DAESH.
Gjatë hetimit janë identifikuar personat të cilët shfaqen në rrëfimin televiziv për të cilët është konfirmuar se nuk janë tregtarë të armëve, por persona të cilët gazetari italian i ka paguar me para të aktrojnë në skenat televizive për nevojat e tij. Personat të cilët shfaqen në video janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe disa të tjerë janë persona të regjistruar si të varur nga droga dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar fajin duke e përshkruar të tërë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.