Gazetari i dytë palestinez u vra gjatë natës

Omar al-Diraoui

Një gazetar i dytë palestinez thuhet se është vrarë në Gaza, duke shënuar kështu punonjësin e dytë mediatik të vrarë në enklavë në 24 orët e fundit.

Qendra mediatike palestineze raportoi se gazetari Omar al-Diraoui u vra gjatë natës kur ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e tij në zonën az-Zawayda në Gaza qendrore.

Vdekja e tij pason vrasjen e fotografit Hassan al-Qishaoui, vdekja e të cilit u verifikua nga Al Jazeera të enjten.

Të paktën 217 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023.

Organizatat dhe mediat perendimore si dhe ato shqipfolëse zakonisht nuk reagojnë për vrasjën e kolegëve të tyre në Palestinë. /mesazhi