Gazetarët palestinezë zhvilluan protestë kundër sulmeve dhe shkeljeve të Izraelit ndaj përfaqësuesve të mediave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Qendra e Informimit për të Drejtat e Njeriut “Vadi Hulva”, thuhet se një grup i gazetarëve palestinezë shtetas të Izraelit u mblodhën në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor nën pushtim me qëllimin për të protestuar kundër sulmeve dhe shkeljeve ndaj përfaqësuesve të mediave.
Gazetarët mbajtën në duar pankarta me mbishkrime që shprehin shkeljet e Izraelit ndaj tyre dhe hollën slogane kundër Izraelit.
Punonjësit e televizionit palestinez Al-Kufiyye, Ziynet al-Halavani dhe Vehbi Mekkiye u arrestuan mbrëmë nga policia izraelite derisa ishin në detyrë në lagjen Sheikh Jerrah të Kudsit Lindor.
Kameramani Makkiye u godit dhe u plagos gjatë arrestimit të tij nga policia izraelite. Sot gjykata izraelite zgjati afatin e arrestit për dy gazetarët palestinezë në fjalë. /aa