Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gazetaret e TRT arrestohen në Mianmar

Gazetaret e TRT arrestohen në Mianmar

Lau Hon Meng, Mok Choy Lin dhe Aung Naing Soe, që është personel i kanalit televiziv të Radio Televizionit Turk, TRT World, që bën transmetime në anglisht, është ndaluar nga policia lokale në afërsi të parlamentit të Mianmarit.

Gazetarët që kishin marrë takim nga një deputet, u arrestuan para se të zhvillonin intervistën dhe janë dërguar në rajonin e policisë.

Autoritetet e Mianmarit deklaruan se ekipi i TRT-së u arrestua gjatë filmimeve me dron dhe se nuk kishin leje për këtë.

Ndërsa autoritetet e TRT World bënë të ditur se ekipi që ndodhej atje për të bërë një dokumentar, u arrestua përpara se të fillonin filmimet.

Ndërkaq vazhdon marrja në pyetje e gazetarëve që nuk kanë asnjë problem me vizat.

Ministria e jashtme turke ka ndërhyrë për lirimin e gazetarëve.

Exit mobile version