Barcelona është afër kompletimit të një përforcimi të madh për sezonin e ri.
Matthijs De Ligt është pranë transferimit te Barcelona.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se qendërmbrojtësi i Ajaxit do të jetë përforcim i ri i gjigantit katalan, gjatë afatit kalimtar të verës.
De Ligt ka konfirmuar se do të largohet nga Ajax, pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.
Kurse, “Marca” raporton se e ardhmja e tij do të jetë te skuadra e Barcelonës.
Ekipi kampion në fuqi i La Ligës tashmë ka zyrtarizuar një përforcim të madh nga Ajax, mesfushorin Frenkie de Jong.