LONDËR (AA) – Malania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump ka fituar gjyqin që ajo kishte hapur kundër gazetës britanike “Daily Mail” e cila kishte bërë një lajm se në të kaluarën ajo ka punuar si “shoqëruese e elitave”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga “Daily Mail” thuhet se në kuadër të gjyqit për çështjen e karrierës së modelingut të Trump do t’i paguhet dëmshpërblim “zonjës së parë” amerikane.