Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Ga’za veriore e privuar nga kujdesi shëndetësor dhe ndihmat në mes të...

“Ga’za veriore e privuar nga kujdesi shëndetësor dhe ndihmat në mes të su’lmeve iz’raelite”

Mbrojtja Civile Palestineze në Gaza raportoi se operacionet e saj në veri të Gazës janë pezulluar me forcë për 24 ditë, duke lënë mijëra banorë pa shërbime mjekësore ose humanitare ndërsa sulmet e Izraelit po vazhdojnë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Mbrojtja Civile shpjegoi se më 24 tetor, forcat izraelite shënjestruan ekipet e saj në veri të Gazës, duke sekuestruar automjetet e tyre, duke zhvendosur shumicën e personelit në pjesët qendrore dhe jugore të rripit dhe duke arrestuar dhjetë anëtarë të stafit.

Agjencia u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare humanitare që të adresojnë urgjentisht gjendjen e rëndë të mijëra civilëve të bllokuar në veri të Gazës për shkak të ofensivës së vazhdueshme izraelite.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të rikthyer operacionet e Mbrojtjes Civile dhe për të riaktivizuar automjetet e saj në Beit Lahia.

Që nga 5 tetori, ushtria izraelite ka kryer një pushtim tokësor në veri të Gazës, duke pretenduar se qëllimi është të parandalojë grupin palestinez Hamas që të rifitojë fuqinë në zonë.

Megjithatë, zyrtarët palestinezë argumentojnë se Izraeli synon të aneksojë veriun e Gazës dhe ta kthejë atë në një zonë tampon duke zhvendosur me forcë banorët e saj.

Sulmet izraelite kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023. Ofensiva ka vrarë mbi 43.700 njerëz dhe e ka bërë Rripin e Gazës pothuajse të pabanueshëm.

Sulmet e vazhdueshme izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e rajonit, ndërsa gjendja përkeqësohet tutje nga një bllokadë që ka rezultuar në mungesa të rënda të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Exit mobile version