Ballina Autorë Opinione Gaza, vendi i dinjitetit dhe krenarisë njerëzore!

Gaza, vendi i dinjitetit dhe krenarisë njerëzore!

Sali Shasivari

Në përkrahje dhe në mbrojtje të kauzës së drejtë palestineze…! (10)

Gaza, vendi i dinjitetit dhe krenarisë njerëzore!

Nga: Sali Shasivari

Përderisa njerëzimi në përgjithësi është i preokupuar me rutinën dhe dinamikën e jetës së përditshme ‘robotike’, si dhe i zhytur thellë në sistemin e ‘skllavërisë moderne’ të kësaj bote ‘post-moderne’… Populli i pafajshëm i Gazës vazhdon të përballet me ‘maqinerinë vrastare cioniste’ të përmasave botërore, si dhe t’i rezistojë një ‘sistemi satanik’ ndërkombëtar që po tenton t’i vejë nën kontroll edhe ato pak vatra të dinjitetit dhe krenarisë njerëzore që kanë mbetur…!

Kështu:

– Përballë indiferencës dhe nënshtrimit të shumicës së popullatës botërore më se tetë-miliardëshe… Një popull rreth dy milionësh në Gaza, ka marë mbi supet e veta mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë mbarënjerëzore…!

– Përballë ‘impotencës’ së organizatave ndërkombëtare… Popullata e Gazës po i realizon të gjitha aspiratat legjitime njerëzore për jetë, liri, pavarësi, dinjitet, krenari, etj. …; aspirata këto, karshi të cilave dështuan pjesa tjetër e njerëzimit, bashkë me gjitha mekanizmat dhe institucionet gjegjëse hipokrite ndërkombëtare…!

– Përballë dështimit të organizatave humanitare dhe shëndetësore për të përmbushur nevojat ushqimore dhe medicinale… Populli i Gazës ka vendosur të vdes me nder dhe me krenari, dhe të mos ju nenshtrohet diktateve të ‘djallit’…!

– Përballë hipokrizisë së paskrupullt të lëvizjeve feministe si dhe shoqatave dhe organizatave për të drejtat e grave anekënd botës… Gratë dhe nënat në Rrypin e Gazës po shënojnë faqet më të ndritura të dinjitetit dhe krenarisë së gruas në mbrojtje të lirisë, të drejtave, fëmijëve, familjes, pragut, nderit, vatanit, etj.!

– Përballë heshtjes makabre të organizatave botërore për të drejtat e fëmijëve… Fëmijët e Gazës po shënojnë shembujt më burrërorë të qëndresës dhe mbijetesës, karshi një bote me shumë meshkuj, por me pak burra…!

Për më tepër:

– Në momentet kur menduam se Gaza dhe Palestina është e okupuar… Realiteti po dëshmon se të gjitha pjesët tjera të botës janë të okupuara / robëruara, dhe se, vendi i vetëm i lirë i cili po i rreziston të keqes është Gaza dhe Palestina…!

– Në momentet kur menduam se, si rezultat i indiferencës, dobësisë, dhe nënshtrimit tonë, nuk kemi mundësi të bëjmë gjë tjetër për popullin e Gazës, përpos të solidarizohemi me fjalë dhe me lutje… Ata na befasuan me kurajon dhe lutjet e tyre ndaj neve…!

– Në momentet kur ne u lodhëm thjeshtë nga ngritja e zërit të protestës, qoftë edhe në rrjetet sociale… Populli i Gazës, përreth etjes, urisë, të ftohtit, plagëve, masakrave, tmerrit, terrorit, izolimit, etj. që po përjeton, vendosmëria e tij për çlirim, dinjitet, dhe krenari sa vjen e shtohet…!

– Në momentet kur të gjithë ne u dorëzuam… Populli i Gazës po qëndron stoik dhe si vigan përballë së keqes që ka kapluar gjithë njerëzimin…!

– Në momentet që pandehëm se populli i Gazës po ballafaqohet me vdekjen e pashmangshme… Ai popull po na dëshmon çdo ditë e më tepër se, ata janë të gjallë, dhe se, është pjesa tjetër e njerëzimit që në realitet ka vdekur…!

Në këtë mënyrë, populli palestinez në përgjithësi, dhe popullata e Gazës në veçanti, përmes heroizmit, rezistencës, qëndrueshmërisë, krenarisë, dhe sakrificave të tyre të përmasave legjendare, na ofrojnë neve dhe gjithë njerëzimit ‘leksione’ falas, prej të cilave duhet të mësojmë dhe të përfitojmë…!

Në mesin e atyre ‘leksioneve, do të veçonim:

– Ne mësojmë prej tyre kurajon, rezistencën, dhe qëndrueshmërinë…; në kohën kur popujt dhe masat e gjera po frigohen, po nënshtrohen dhe po dorëzohen ndaj të keqes dhe protagonistëve të saj…!

– Ne mësojmë prej tyre rëndësinë e lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit…; në kohën kur popujt dhe masat e gjera po robërohen, po kontrollohen, dhe po xhveshen nga dinjiteti, nga ana e protagonistëve të së keqes…!

– Ne mësojmë prej tyre faktin se, liria, dinjiteti, dhe krenaria njerëzore është më e vlefshme se gjitha të mirat materiale të kësaj jete të rrejshme…; në kohën kur njerëzimi është bërë rob i epsheve, materjes, dhe luksit…!

– Ne mësojmë prej tyre qëllimin e ekzistencës në këtë botë, misionin tonë në këtë jetë, dhe kauzën për të cilën duhet të vdiset…; në kohën kur popujt dhe masat e gjera kanë humbur qëllimin dhe busullën e jetës, duke vdekur për së gjalli…!

– Ne mësojmë prej tyre faktin se, të jetosh dhe të vdesësh me dinjitet dhe krenari, është më e ndershme dhe më e përjetshme, se sa të jetosh nën thundrën e nënshtrimit, nënçmimit, dhe shfrytëzimit…; në kohën kur njerëzimi është bërë shërbetor, skllav dhe rob i qarqeve dhe klaneve cionisto-sataniste…!

Së këndejmi, populli palestinez në përgjithësi, dhe populllata e Gazës në veçanti, po i çliron njerëzit dhe popujt – të cilët e duan lirinë – anekënd globit…; dhe se, përmes lidhjes sonë me kauzën palestineze, zemrat tona mbeten të gjalla, ndërsa jeta jonë dhe vdekja fitojnë kuptim…!

Mbase, ky është edhe shkaku kryesor i luftës që po zhvillohet kundër palestinezëve, si dhe i ‘betejave’ të duarnduarta të cilat zhvillohen në këtë drejtim, me qëllim të shuarjes së kësaj kauze në zemrat e njerëzve…!

Andaj, interesimi, solidarizimi dhe përkrahja jonë ndaj Aksasë, Kudsit, Gazës, Palestinës dhe palestinezëve, duhet të vazhdojë, deri në çlirimin e plotë të tyre…; ngase, ky interesim, solidarizim dhe përkrahje, do të na ndihmojë të gjithë neve që t’i fitojmë edhe ‘betejat’ tona personale dhe kolektive…!

Exit mobile version