Gaza: U mbajtën funeralet për familjen 15 anëtarëshe të vrarë në Ez-Zawayda

Palestinezët në Gaza kanë varrosur 15 anëtarët e së njëjtës familje të vrarë në sulmin e Izraelit në qendër të az-Zawayda.

Siç ka raportuar Aljazeera, familja e vrarë ishte ajo e Sami Jawad al-Ejlah, i cili njihej si Abu Xhevad. 45-vjeçari u vra kur depoja e tij e mishit u godit, së bashku me 11 fëmijët e tij të moshës nga dy deri në 11 vjeç.

Abdelhadi al-Ejlah, vëllai i Samiut, e përshkroi të afërmin e tij si “një njeri të nderuar”, i cili kishte krijuar një biznes të mishit të ngrirë dhe ishte i angazhuar në qëllime bamirësie, duke bërë që ai të njihej si “babai i të varfërve”.

Samiu “u vra së bashku me të gjithë fëmijët e tij”, tha Abdelhadi për Al Jazeera, me përjashtim të njërit që aktualisht është në kujdesin intensiv.

Dëshmorët janë:

1- Sami Jawad Al-Ajla (45 vjeç)
2- Bushra Sabri El-Ajla “Al-Malh” (73 vjeç)
3- Hanan Fawzi El-Ajla “Akheel” (44 vjeç)
4- Safaa Adel El-Ajla “Ebu El-Kambaz” (38 vjeç)
5- Hadeel Sami Jawad Al-Ajla (22 vjeç)
6- Bushra Sami Jawad Al-Ajla (20 vjeç)
7- Lina Sami Jawad Al-Ajla (17 vjeç)
8- Muhamed Sami Xhevad El-Ajla (16 vjeç)
9- Lana Sami Jawad Al-Ajla (16 vjeç)
10- Hassan Sami Jawad Al-Ajla (14 vjeç)
11- Lian Sami Jawad Al-Ajla (11 vjeç)
12- Madeleine Sami Jawad Al-Ajla (9 vjeç)
13- Nadine Sami Jawad Al-Ajla (11 vjeç)
14- Dana Sami Jawad Al-Ajla (10 vjeç)
15- Rital Sami Jawad Al-Ajla (2 vjeç)