Të plagosurit që po trajtohen në spitalin “Kamal Adwan”, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës, të cilin Izraeli e mban nën sulm intensiv dhe rrethim, po vdesin për shkak të pamundësive, përfshirë mungesën e ndihmave mjekësore dhe mjekëve specialistë, transmeton Anadolu.
Drejtori i spitalit, i cili ndodhet në qytetin Beit Lahia, Hossam Abu Safiyya, në deklaratën me video që e bëri nëpërmjet rrjeteve sociale tha se rrethimi vazhdon dhe se gjendja në veri është katastrofale.
“Numri i të plagosurve që vdesin për shkak të pamundësisë dhe mungesës së mjekëve specialistë dhe kirurgëve po rritet dita-ditës”, tha ai duke shtuar se rrethimi në veri është “vdekjeprurës”, pasi nuk hyjnë ujë, ilaçe dhe ndihma mjekësore.
Duke treguar se niveli i shërbimit në spitalin “Kamal Adwan”, ku ka mungesë të furnizimeve mjekësore dhe mjekëve, është nën minimumin, drejtori i spitali Abu Safiyya u bëri thirrje vendeve të botës dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të mbështesin institucionet shëndetësore në Gaza dhe të dërgojnë mjekë dhe pajisje mjekësore.