Gaza, shkon në 31.272 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 31.272, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në enklavë njoftoi se të paktën 73.024 palestinezë të tjerë janë lënduar nga sulmet izraelite.

“Të paktën 88 persona u vranë dhe 135 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Sipas ministrisë, 72 për qind e viktimave palestineze janë gra dhe fëmijë.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, kur sipas Tel Avivit, u vranë rreth 1.200 njerëz.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.