Ballina Artikuj Gaza po jep ndjenjat e krenarisë së humbur…

Gaza po jep ndjenjat e krenarisë së humbur…

Hoxhë Vladimir Kera

Ajo që me bën të ndihem krenarë sa herë shikoj Gazan, është se populli Palestinez aty nuk e trajton veten si viktime por si triumfator. Kjo cilësi i takon vetëm popujve dhe shoqërive që janë shumë të qartë në rrugën e tyre dhe shumë solid në karakterin e tyre.

Sigurisht që besimi në Zot ju ka dhënë krenarinë për të cilën shumë popuj nuk e arrijnë dot edhe pse zotërojnë të gjitha fuqitë e tokës.

Ndryshe komplet kur dëgjoj diskursin fetarë të ligjërimit, bisedat fetare e deri tek (ilahitë) në gjuhen shqipe (dhe në një pjesë të botës Arabe), kur dëgjoj ligjërimin fetare i cili udhëhiqet nga doza të larta vajtimi dhe mjerimi.

Kjo frymë të bën të ndihesh i shtypur pa qenë i tillë, të mbjell ndjesinë e hidhërimit pa kuptuar arsyen se pse, të bën të ndihesh mëkatarë e gjynahqarë i pa shpresë… e ndërsa Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” (Kur’an: 21: 105)

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version