Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gaza përballet me një ‘krizë të dëshpëruar’ ndërsa 120,000 njerëz zhvendosen në...

Gaza përballet me një ‘krizë të dëshpëruar’ ndërsa 120,000 njerëz zhvendosen në pak ditë: OKB

Olga Cherevko

Olga Cherevko, zëdhënësja e OCHA-s, ka deklaruar se situata në Rripin e Gazës po bëhet “gjithnjë e më e dëshpëruar”.

“Sipas vlerësimeve tona, që nga dje, mbi 120,000 njerëz janë zhvendosur brenda vetëm disa ditësh,” tha Cherevko për Al Jazeera, duke folur nga al-Mawasi në Gazën Jugore.

Ajo theksoi se mbyllja e pikave kufitare po përkeqëson më tej gjendjen në terren, duke shkaktuar mungesë të theksuar të furnizimeve humanitare.

Pas sulmeve të reja izraelite, organizatat humanitare po përballen me “vështirësi ekstreme” për të operuar në Gaza, sipas Cherevko.

“Këto urdhra evakuimi ndikojnë jo vetëm tek njerëzit në terren, por edhe tek objektet që kemi ngritur dhe që janë funksionale,” shtoi ajo.

“Na nevojitet mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për të na mbështetur në këtë përpjekje, sepse nëse situata nuk ndryshon shumë shpejt, njolla që do të mbetet mbi humanitetin tonë kolektiv do të jetë e pashlyeshme,” përfundoi Cherevko.

Exit mobile version