Ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë një foshnjë palestineze nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga një sulm ajror izraelit në Jabalia në pjesën veriore të Rripin të Gazës, raportom Anadolu.
Sipas reporterit të Anadolu-t, sulmi rrafshoi shtëpinë të dielën në mbrëmje, ndërsa disa njerëz kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat.
Disa orë pas sulmit, ekipet e mbrojtjes civile arritën të nxirrnin një foshnjë nën rrënoja, nën brohoritjet e banorëve të grumbulluar.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.
Pothuajse 40 mijë palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 92 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Më shumë se dhjetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të fillonte pushtimi më 6 maj.
Gazan baby trapped under rubble of house destroyed by Israeli army in Jabalia Refugee Camp in northern Gaza rescued unharmed by Palestinian civil defense teams pic.twitter.com/CKsnqVMrXJ
— Anadolu English (@anadoluagency) August 12, 2024