Gaza, në sulmin izraelit në Khan Younis vriten 8 anëtarë nga e njëjta familje

Tetë palestinezë nga e njëjta familje u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet izraelite që shënjestruan një shtëpi dhe tendat e njerëzve të zhvendosur në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në lajmin e Agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon në burime lokale, thuhet se forcat izraelite shënjestruan një shtëpi dhe tendat ku jetonin personat e zhvendosur në zonën Al-Katibah në perëndim të Khan Younis.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 8 anëtarë nga familja Al-Akkad.