Gaza, humnera më e thellë morale ku ka rënë Perëndimi!

Kim Mehmeti

Profesori i College de France, Didier Fisin në librin e tij “Humbja perëndimore”, në të cilin i shpjegon arsyet pse Perëndimi e miratoi shkatërrimin e territorit palestinez thotë se Gaza është humnera morale më e thellë në të cilën ka rënë bota perëndimore që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë raportuesja speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese ka thënë se termi ‘gjenocid’, e jo ‘luftë‘, duhet të përdoret për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.
Sido që ta quash dhe si do që ta vlerësosh gjenocidin në Gazë, ai e vulosi të vërtetën se ligjet e kësaj bote nuk vlejnë për kriminelin e forte dhe të pasur. Siç e shpalosi qartë edhe atë që dihej prej moti: se humanizmi Gjenocidi dhe të drejtat njerëzore janë rrëfime gënjeshtare për t’I vënë në gjumë fëmijët e varfanjakëve.
Dhe përderisa personalitetet e kësaj bote ngjarjet dhe dukurit i emërojnë me emrin që kanë, elitat shqiptare nuk kanë guxim ta thonë as të vërtetën që duhet ta dijë çdo shqiptarë: pas këtij gjenocidi, kjo botë do qëndrojë vetëm mbi shtyllat e forcës, andaj duhet të jemi paqësorë, por gjithmonë të gatshëm për luftë.

Nga: Kim Mehmeti