Për herë të parë në Gaza hapet një shkollë speciale ku mund të edukohen fëmijët me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shkolla speciale” e cila do t’i edukojë fëmijët me nevoja të veçanta do të përmbyshë një nevojë të rëndësishme për edukimin e fëmijëve dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Drejtori i shkollës speciale, Fedva Mustafa në një deklaratë për gazetarin e AA-së gjatë hapjes së kësaj shkolle tha se “Shkolla jonë ka cilësinë e shkollës së parë e hapur në Gaza për fëmijët të cilët kanë vështirësi në lëvizje, paralizë të trurit dhe otizëm”.
Ai tha se aktualisht në të gjitha klasat kanë 60 nxënës dhe ky është një hap i madh për nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë speciale.
Mustafa po ashtu tha se shkolla ka marrë lincencën e nevojshme nga Ministria e Arsimit dhe se në kuadër të saj janë mësimdhënësit të cilët janë trajnuar për të këtë lloj edukimi.
Kjo shkollë u ndërtua nga organizata “Dritarja për të Mirën”.