Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (Palestine Red Crescent Society PRCS) ka konfirmuar se trupat e 14 punonjësve shëndetësorë, të zhdukur pas një sulmi izraelit me datë 25 Mars në Rafah, janë gjetur. Mes tyre janë tetë teknikë të ndihmës së shpejtë, pesë pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe një punonjës i OKB-së.
Sipas imazheve satelitore të siguruara nga agjencia Sanad, ushtria izraelite ka shkatërruar tërësisht pesë automjetet e shpëtimit në rrugën al-Muharrarat. Mjetet e shkatërruara i përkisnin PRCS dhe Mbrojtjes Civile Palestinese.
Sulmi ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit udhëtonin drejt lagjes Tal as-Sultan për të ndihmuar të plagosurit. PRCS ka publikuar emrat e tetë prej viktimave, ndërsa kërkimet për trupa të tjerë vazhdojnë. /mesazhi