Okulisti kanadez Yasser Khan përshkruan numrin e lartë të amputimeve të syve që ai u bëri fëmijëve në Gaza, të cilët i vizitoi në dhjetor dhe mars në misione mjekësore.
“Nuk jam në gjendje të numëroj sa amputime sysh, si okulist, kam bërë vetë. Amputimet ose eviscerimet e syve nuk janë një dukuri normale. Ato janë relativisht të rralla, “tha ai në një video që ndau në X.
“Pacientët që pashë të cilëve iu hoqën sytë ishin të moshave 2, 6, 9, 10, 13, 16 – të gjithë fëmijë. Gaza është tani një vend me numrin më të madh të syve të humbur, në dhjetë muaj, në historinë moderne.”
Ophthalmologist @yakeyes describes losing track of the number of eye amputations he performed in children in Gaza – innocent victims of the genocide. Testimony shared as part of the #EyeWitnessGaza campaign. @canada needs to act now.
— Dallas Duncan (@DallasDuncanMD) August 17, 2024