Gaza dëshmon fitoren e njerëzimit

Ramadan Ramadani

Nuk dua të tingëlloj sikur me zor dua të shoh veç ka e mira, sidomos jo tash pas kësaj vrasjeje makabre të fëmijve dhe tmerrit që po rifillon në Gaza, por kjo thyerje e armëpushimit nga ana e okupatorit dhe bashkëpuntorve të tij në gjenocid po më duket sikur një strategji e emërtuar: lëshoja zërin deri në fund dhe fike! Thuhet se kjo shprehje edhe qesharake e edhe gjeniale ka qenë urdhêr dhe rekomandim për fikje të radios dhe përçuesve tjerë të zërit për rastet kur nuk është pëlqyer zëri, tingulli ose kënga e rradhës.

Pra në vend të urdhërit të thatë dhe të prerë për fikje dhe ndalim zëri është përdorë si shprehje indirekte për shkyqje totale. Ashtu agresori përdorë tërë arsenalin e vet ndaj fëmijëve dhe refugjatëve tjerë në Gaza me krejt kapacitetet e largëta që ka bomba, dronë dhe aeroplanë prap duke i ikur afrimit dhe ballafaqimit tokësor. Mandej vazhdon sulmon caqe jo të arsyetuara në shtete që nuk janë ende tamam shtete, por që i ka sulmuar edhe më parë si; Liban dhe Siri. Pra asgjë të re prej herave të kaluara. As caqet e arsyetuara as sulme në vende të reja.

Ndërkohë që Hamasi gjatë kësaj kohe kishte takim me përfaqësues zyrtar të ShBA-ve, krejt BE aprovoi planin dhe qëndrimin e ligës arabe dhe ndodhën shumë lëvizje që përcaktojnë se agresori këtë luftë e ka humbur dhe se edhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë ka humbur krejt botën që e kishte për dekada pas, qoftë me ndihmë e qoftë me heshtje. Pra vjen shumë shpejt fitorja dhe fikja e këtyre kështu si janë agresorë, okupues dhe gjenocidial. Ky zë i lëshuar dje e sot është vetëm kjo. Zoti i pranoftë dëshmorët që janë baza e dëshmisë së kësaj fitore të njerëzimit. #freepalestine /nistori