Palestinezët në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, i cili vazhdon të jetë nën sulmet izraelite, e falën namazin e fundit të xhumasë para muajit të Ramazanit pranë rrënojave të xhamisë Farouk, e cila u shkatërrua nga bombardimet izraelite, raporton Anadolu.
Shumica e xhamive në Gaza që janë në shënjestër nga sulmet izraelite janë në gjendje të papërdorshme.
Njëra prej tyre është edhe xhamia Farouk në qytetin Refah në jug të Gazës, ku palestinezët janë të strehuar. Për shkak të bombardimit vetëm minarja e xhamisë qëndron në këmbë ndërsa kompleksi i xhamisë është shkatërruar.
Qindra palestinezë të cilët donin të falnin namazin e fundit të xhumasë para muajit të Ramazanit, u mblodhën pranë rrënojave të xhamisë Farouk.
Më shumë se 500 xhami, të cilat u bombarduan në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023, u shndërruan në gërmadha.
Friday prayers in Gaza.
The Faith of Palestinians is unmatched. ❤️ pic.twitter.com/rRK5b3c9uq
— Khalissee (@Kahlissee) March 8, 2024