Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ga’za, 12 të vd’ekur nga su’lmi iz’raelit në shkollën e OKB-së me...

Ga’za, 12 të vd’ekur nga su’lmi iz’raelit në shkollën e OKB-së me civilë të strehuar

Në perëndim të qytetit të Gazës kanë humbur jetën 12 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj një shkolle në të cilën ishin strehuar civilë të zhvendosur në kampin e refugjatëve Al-Shati, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj në Rripin e Gazës në ditën e 398-të me radhë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e shëndetësisë, mësohet se avionët luftarak izraelitë kryen sulm ndaj shkollës fillore Shujeir që i përket Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në kampin e refugjatëve Al-Shati.

Në sulmin izraelit humbën jetën 12 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, si dhe u plagosën edhe 30 të tjerë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, nga llogaria e tij në median sociale X u bëri thirrje palestinezëve në veri të lagjeve Shatii, Al-Nasr dhe Abdurrahman, si dhe zonave Al-Awde dhe Al-Kerame që të “të largohen nga vendet ku janë dhe të shkojnë në jug”.

Exit mobile version