Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirusit janë konfirmuar në Mbretëri të Bashkuar javën e kaluar, transmeton dpa.
Agjencia për Shëndet Publik në Angli, ka thënë të premten se 42,323 raste me variantin Delta, që fillimisht është identifikuar në Mbretëri të Bashkuar, janë konfirmuar në këtë shtet, për dallim nga 29,982 sa kanë qenë javën e paraprake.
Numri i rasteve të infektimit me këtë virus është raportuar të jetë i lartë në të gjitha rajonet e shtetit.
Agjencia për Shëndet Publik ka thënë që më shumë se 90 për qind e rasteve të reja me koronavirus tani janë me variantin Delta.
Shefja ekzekutive e Agjencisë për Siguri të Shëndetit në Britani, Jenny Harries, ka thënë se “me rritjen e numrit të infektimit me variantin Delta, vaksinimi është mbrojtja më e mirë”.
“Nëse jeni në gjendje të merrni vaksinën, ne ju bëjmë thirrje të vaksinoheni. Mos harroni që dy doza ofrojnë shumë më shumë mbrojtje sesa një”.
“Megjithatë, ndonëse vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmurjes serioze, nuk e eliminon krejtësisht atë”, ka thënë mes tjerash ajo. /rel