Gati 200 të zhdukur pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Gati 200 pasagjerë raportohet të jenë zhdukur pasi një varkë është përmbysur në Nigeri.

Zyrtarët dhe banorët lokal për Anadolu thanë se varka që po transportonte pasagjerë, përfshirë gra, tregtarë dhe fermerë, është përmbysur përgjatë shtrirjes Dambo-Ebuchi të Lumit Niger në provincës veriqendrore Niger.

Ibrahim Musa, një banor dhe tregtar, tha se shumica e pasagjerëve kishin hipur në varkë për të zbritur në Ebuchi.

“Shumë prej tyre po shkonin në treg”, tha ai.

Zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve të Brendshme Ujore, Suleiman Makama, tha se një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.

“Kemi vendosur ekipet e shpëtimit në vendngjarje”, tha ai për Anadolu nëpërmjet telefonit.