Gastronomët “dorëzojnë” çelësat para Qeverisë

Gastronomë nga e gjithë Kosova po vazhdojnë protestën e tyre ndaj vendimit të Qeverisë për mbyllje të lokaleve në orën 21:00.

Ata kanë hedhur simbolikisht çelësat e lokaleve para Qeverisë.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, ka përsëritur tetë kërkesat e tyre.

“Riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në mjete financiare, përkrahje për paga dhe qira edhe për së paku tre muaj, ulje të TVSH-së në 8% përkohësisht, zgjatje të orarit të punës, shtyrje për deklarim të pagesave të tatimeve për së paku edhe tre muaj, mbështetje në shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave, si dhe mbështetje në kompensim të mallit të dëmtuar”, tha Kllokoqi.

Ai shtoi se nëse nuk ka reagime nga Qeveria, të hënën e ardhshme do t’i sjellin arkat fiskale.