Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjet që humbën më të dashurit e tyre në tragjedinë me autobus në Sofje.
“Në jetën tonë ka disa çaste kur dhimbja bëhet e vështirë dhe rëndë e përshkrueshme. Por, ka ca ditë kur dhimbja i shter edhe fjalët. Kështu ishte sot Shkupi ynë. Zoti i pastë mëshiruar ata që sot i strehuam në tokë, ndërsa ia dorëzuam Qiellit dhe Ai u dhashtë durim e fuqi familjarëve të tyre për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Gashi. /shenja