Garë midis dy veturave sportive gjermane, Audi RS4 dhe BMW M3 Touring

Një video e shpërndarë së fundmi i vendos dy vetura sportive gjermane, një Audi RS4 Avant dhe një BMW M3 Touring, në një garë 1,000 metrash.

RS4 prodhon 443 kuaj fuqi dhe përmban një motor V6 me dy turbo dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.

M3 përmban një turbo të dyfishtë dhe fuqinë e merr në të katër rrotat.

Siç shihet në video, gjërat për Audi vetëm përkeqësohen.

Kjo pasi që në fillim të garës BMW merr një shpejtësi më të madhe dhe e mposht kundërshtarin.