Gantz: Nuk duhet të lejojmë që kolonët iz’raelitë të hyjnë në Ga’za

Kreu i partisë opozitare të Unitetit Kombëtar në Izrael, Benny Gantz i bëri thirrje qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu të kthejë në shtëpi robërit që ndodhen në Gaza, transmeton Anadolu.

“Ne duhet të largojmë pengjet nga Gaza dhe të mos lejojmë kolonët izraelitë të hyjnë në Gaza”, tha Gantz në një deklaratë për radion lokale FM 103.

Duke thënë se “është e nevojshme të mbrohen vendbanimet” në Bregun Perëndimor të pushtuar, Gantz tha: “Ne nuk kemi asgjë për të kërkuar në Gaza përveç pengjeve dhe sigurisë”.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Netanyahu të vendosë një armëpushim në Gaza për të garantuar kthimin e të burgosurve izraelitë.

Familjet dhe të afërmit e të burgosurve izraelitë në Gaza organizojnë protesta çdo javë, duke kërkuar që qeveria e Netanyahut të nënshkruajë një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve.

Kryeministri Netanyahu kritikohet se nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të ndërsjellë të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin, e cila do të kthente të burgosurit izraelitë nga Rripi i Gazës, për “arsye politike”.

Vlerësohet se janë 101 pengje izraelite në Rripin e Gazës.