Gantz kritikon Netanyahun: Po lufton për interesat e tij, jo për sigurinë kombëtare

Opozita izraelite akuzon kryeministrin për shpërfillje të krizës së pengjeve dhe kërcënimeve të jashtme

Lideri i opozitës në Izrael, Benny Gantz, ka sulmuar ashpër Kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar se po injoron sigurinë kombëtare dhe fatin e pengjeve izraelite në Gaza.

“59 burra dhe gra janë ende në tunelët e Hamasit, raketat po lëshohen nga të gjitha frontet, dhe Kryeministri është i zënë me luftë personale brenda Shërbimit të Sigurisë,” shkroi Gantz në platformën X.

Muajin e kaluar, Netanyahu shkarkoi kreun e Shin Bet, Ronen Bar, vendim që shkaktoi tensione në qeveri dhe protesta masive. Gjykata e Lartë izraelite pezulloi përkohësisht shkarkimin, mes akuzave për ndërhyrje politike në hetimet ndaj këshilltarëve të afërt të Netanyahut. /mesazhi