Benny Gantz, një ish-anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, po i bën thirrje vendit që të “shënjestrojë drejtpërdrejt Iranin” për t’i dhënë fund sulmeve nga Houthit dhe grupe të tjera të lidhura me Teheranin, sipas The Times of Israel.
Udhëheqësi i Partisë së Unitetit Kombëtar u tha gazetarëve të hënën se “zgjidhja për t’i dhënë fund sulmeve qëndron në Teheran”.
“Sot, ne kemi mundësinë të katalizojmë një “rrokullisje strategjike” kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij. Ne duhet të përfitojmë nga mundësia,” citohet të ketë thënë ai. “Do të ishte një gabim strategjik me përmasa historike që të mos bëhej.”