Gani Geci ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Geci është ftuar nga Gjykata Speciale.


Ai këtë njoftim e dha përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Te dashur miq

Pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pas dite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës nga kjo Gjykatë dhe me është thënë se muajin shtatorë duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale, unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që ditët në vijim do të ma sjellin edhe ftesën me shkrim.

Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do ti përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për as sa mundem dhe di.

Dua të theksojë se unë nuk kam nevojë për Avokat, avokat për veten time jam vetë

Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të mi mbulojë shpenzimet mia njëjët si Sylejman Selimit dhe të tjerëve.

Qeveria është e obliguar me ligj qe ti mbulojë shpenzimet të gjithëve njisojē.

Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar.

Gjykata Speciale por edhe të gjithë opinioni publikë do ta kuptojnë një ditë se si duhet të mbrohet lufta për liri kundër Okupatorit shekullorë Serbë dhe si do te demaskohen individët qe luftën për liri e përdorën si mjet duke vra kundërshtarë politik për të ardhur më pushtet pas lufte duke u mundua me i njollos familjet me të forta në Republikën e Kosovës me Komunikata e propaganda nga ma te flliqtat kundër këtyre familjeve për të arritur qëllimet e tyre politike