Gana është zgjuar me lajme të hidhura.
Një autobus që po transportonte lojtarët e rinj të Ganës është aksidentuar duke përfunduar në lum, gjatë së shtunës, përcjell lajmi.net.
Gjashtë lojtarë të rinj ganezë janë konfirmuar të vdekur, konfirmon Federata e Futbollit të Ganës.
Aksidenti ka ngjarë në rrugën Kumasi-Offinso, në regjionin Ashanti të Ganës.
“Lidershipi i GFA dhe NJC kanë mësuar për vdekjen e gjashtë lojtarëve të rinj, gjatë së shtunës, 18 shtator, 2020, në Offinso, afër Kumasi, në regjionin Ashanti”, njofton GFA.
Ky lajm ka trishtuar të gjithë botën e futbollit.