Ballina Arritje Foto Galeria e hapur nga “djaloshi i rrugëve” garon me parqet e Ruandës

Galeria e hapur nga “djaloshi i rrugëve” garon me parqet e Ruandës

Fotoreporte: Jacques Nkinzingabo/AA

“Në galeri kemi artistë të ndryshëm. Secili ka ekipin e vet të punës. Disa e reflektojnë nëpër piktura jetën e egër natyrore, kurse disa të tjerë jetën e përditshme në Ruandë”

KIGALI (AA) – Bayram Altuğ

Në kryeqytetin e Ruandës në Kigali, pas një kohe të jetesës nëpër rrugë, Pacifique Niyonsenga me ndihmën e një familjeje nga Kanadaja zbuloi talentin për pikturën. Pas kësaj, Niyonsenga u bë pronari i Galerisë së Arteve NIYO, një nga vendet që tërheq më së shumti turistë në vend.

Piktori Niyonsenga në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) tregoi se për 6 vite ka jetuar nëpër rrugë duke qenë i pashpresë.

Pastaj sipas tij një familje nga Kanadaja ia ka zgjatur dorën e ndihmës dhe ka mundësuar që të dalë në shesh talenti i tij për art. Niyonsenga tregoi se në kohët e mëvonshme ai tregoi se ka hapur Galerinë e Arteve NIYO.

Ai tha se kjo galeri tani më është një prej vendeve më të vizituara turistike menjëherë pas Parkut Kombëtar Akagera, Parkut Kombëtar Pyjet e Shiut Nyungwe, Parkut Kombëtar të Vollkanëve dhe Memorialit të Gjenocidit në Kigali.

“Në ueb faqet e rëndësishme si TripAdvisor rekomandon galerinë tonë si një nga 5 vendet e para që turistët duhet ta vizitojnë”, tha Niyonsenga.

Ai theksoi se galeria e tij tërheq vëmendjen si të turistëve të huaj, ashtu edhe të qytetarëve të Ruandës.

Duke vënë në dukje se veprat e ekspozuara në këtë galeri janë rezultat i punës së 7 artisëtve profesionalë dhe të atyre të 40 fëmijëve që jetojnë nëpër rrugë, Niyonsenga tha se këtë galeri e ka mbështetur edhe popullata e Kigalit.

Ai po ashtu tha se ky vend nuk është vetëm një galeri në të cilën ekspozohen veprat artistike dhe pikturat, por që vepron si një organizatë civile, duke zhvilluar projekte të shumta sociale.

Duke theksuar se në galeri ekspozohen bukuritë e Afrikës, Niyonsenga tha se “Në galeri kemi artistë të ndryshëm. Secili ka ekipin e vet të punës. Disa e reflektojnë nëpër piktura jetën e egër natyrore, kurse disa të tjerë jetën e përditshme në Ruandë si pamjet nga vendet tregtare, jeta e qytetarëve nëpër rrugë dhe udhëtimet me autobusë. Kurse unë pikturoj jetën time dhe të njerëzve pranë meje”.

Një prej vendeve më të frekuentuara të turistëve

Niyonsenga tha se materialet në piktura, skulptura dhe në artet e tjera të dorës nga druri dhe hekuri furnizohen nga Ruanda por që disa prej ngjyrave sillen edhe nga vendet jashtë shtetit.

Ai tha se po mbijetojnë duke i shitur veprat artistike dhe pikturat të kësaj galerie. “Në galeri patjetër që mund të gjendet diçka që i përshtatet buxhetit të të gjithëve. Veprat tona gjejnë blerës deri në 60 mijë dollarë. 40 për qind e të ardhurave shpenzohen për fëmijët që jetojnë në rrugë”, Niyonsenga.

“Dua t’i shpëtoj fëmijët që jetojnë në rrugë”

Sipas Niyonsengas, ai ka qenë shumë me fat, por që fëmijët tjerë nuk po mund ta gjejnë fatin e njëjtë si ai. Për këtë arsye ai tha se ia ka kushtuar jetën këtyre fëmijëve.

“Ajo që na bën neve të priviligjuar dhe të dallohemi nga të tjerët, është që në veprat tona artistike e reflektojmë masazhin e Afrikës dhe Afrikën. Ne vendosëm që t’i përkrahim fëmijët e lagjeve të varfra dhe të familjeve të cilët kanë shpëtuar nga gjenocidi i vitit 2012. Edhe unë kam qenë njëri prej tyre, kam jetuar për 6 vite në rrugë. Tani ne i mbështesim 120 fëmijë të lagjeve tona dhe të lagjeve përreth. Unë dua që të paguajë hakun e të gjitha fitimeve që kam arritur. Dikur kam qenë djalosh i rrugëve por tanimë nuk jam. Dua që t’i shpëtoj fëmijët në rrugë dhe dua që edhe ata të arrijnë në nivelin tim”.

 

Exit mobile version