Vitin e kaluar në këtë smartfon Samsung kishte vendosur një çift kamerash me kënd të gjerë. Edhe kësaj here mbeten ato me sensorë 12-megapiksel, stabilizim optik dhe regjistrim video HDR10+.
Galaxy Z Flip është i destinuar të jetë numri dy në kategorinë e smartfonëve me ekrane me palosje të Samsung. Z Flip 3 prezantuar ditën e sotme fillon nga 999 dollarë, duke ulur për herë të parë çmimin e pajisjeve të kësaj kategorie nën 1 mijë dollarë.
Me atë çmim përdoruesit marrin 128GB memorie dhe 8GB RAM. Ashtu si Z Fold 3, Flip 3 vjen me procesorin Snapdragon 88, teknologjinë 5G dhe certifikimin IPX8 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.
Vitin e kaluar në këtë smartfon Samsung kishte vendosur një çift kamerash me kënd të gjerë. Edhe kësaj here mbeten ato me sensorë 12-megapiksel, stabilizim optik dhe regjistrim video HDR10+.
Ekrani kryesor ka një madhësi 6.7-inç me raport 22:9 dhe ndryshe nga viti i kaluar ka një frekuencë rifreskimi prej 120Hz dhe jo 60Hz. Frekuenca e ekranit adaptohet për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë.
Kamera selfie nuk është nën ekran si në Fold 3. Tek të dy telefonët Samsung ka përmirësuar materialet duke i bërë më të forta dhe qëndrueshme. Samsung thotë se në rastin e Flip 3 janë 30% më të forta.
Smartfoni ka një “Flex Mode” ku përmbajtja ndahet në dy gjysma, poshtë dhe lart si në rastin kur jeni duke parë video dhe kontrollet shfaqen në gjysmën poshtë të ekranit.
Z Flip 3 do të shitet në 7 ngjyra: krem, jeshile, lejla, zezë, gri, bardhë dhe rozë. Tre të fundit ofrohen ekskluzivisht vetëm nga uebsajti i Samsung. Porositë fillojnë sot dhe shitjet nisin më 27 Gusht.