Ballina Arritje Teknologji Galaxy S25 dhe S25+ kanë më shumë RAM dhe më shumë funksionalitete...

Galaxy S25 dhe S25+ kanë më shumë RAM dhe më shumë funksionalitete AI

Për fatin e mirë çdo gjë qëndron në pajisje në Samsung Knox Vault, një funksionalitet sigurie në nivel çipi që ndan të dhënat e ndjeshme nga sistemi operativ.

Siç pritej Samsung përdori evenimentin Unpacked për të prezantuar zyrtarisht seritë Galaxy S25. Edhe pse Galaxy S25 dhe S25+ sjellin disa përmirësime të hardueri siç është sasia e RAM prej 12GB dhe çipi Snadragon 8 Elite, shumica e risive janë në funksionalitetet AI.

Për fatin e mirë, konsumatorët nuk do të paguajnë më tepër krahasuar me paraardhësit. Samsung u përqendrua tek inteligjenca artificiale me flagshipët e këtij viti.

Telefonët vinë me One UI 7 bazuar në Android 15. Njësoj si seritë Galaxy S24, telefonët e rinj kanë funksionalitete AI që do të jenë “falas përgjatë 2025.” Pra vetëm nëse Samsung zgjedh që ta shtyjë më tepër këtë periudhë, do tu duhet të paguani prej vitit të ardhshëm për disa funksionalitete AI.

Lista e funksionaliteteve AI është gjatë. Për shembull Samsung thotë se mund ti kërkoni telefonit të gjejë një foto specifike në galeri ose të ndryshoni madhësinë e tekstit duke ju kursyer kohë në kërkim të fotove të vjetra ose të konfigurimit të telefonit.

One UI 7 përfshin një element të ri vizual quajtur Now Bar dhe qëndron në fund të ekranit të bllokimit duke u sjellë ngjashëm me Ishullin Dinamik të iPhone. Ky funksionalitetet bën sugjerime për ditën tuaj siç është parashikimi, listat e luajtjes ose oraret e fluturimit.

Për fatin e mirë çdo gjë qëndron në pajisje në Samsung Knox Vault, një funksionalitet sigurie në nivel çipi që ndan të dhënat e ndjeshme nga sistemi operativ.

Duke mbajtur të shtypur butonin e ri anësor, përdoruesit aktivizojnë Gemini, asistenti e ri virtual që zëvendëson Bixby. Ky asistent mund të menaxhojë kërkesa të ndryshme në aplikacione të ndryshme. Për shembull mund ti kërkoni të ruajë në kalendar ndeshjet e ardhshme të ekipit tuaj të preferuar.

Një funksionalitet AI për trankskriptet dhe gjenerimin e përmbledhjeve gjithashtu është shtuar. Specifikat e telefonëve thuajse kanë qëndruar të pandryshuar. Galaxy S25 ka një ekran 6.2-inç FHD+ ndërsa S25+ një panel 6.7-inç QHD+. Të dy janë ekrakne Dynamic AMOLED 2X me frekuencë 120Hz.

Samsung thotë se një funksionalitet i ri AI quajtur ProScaler mund të rrisë cilësinë e imazhit me 40 përqind. Është një veçori e disponueshme vetëm në Galaxy S25+ dhe S25 Ultra.

Galaxy S25 dhe S25+ janë pajisur me 12GB RAM për të fuqizuar veprimet dhe funksionalitetet AI. Modeli standard ka kapacitet 128GB dhe 256GB ndërsa varianti Plus 256 ose 512GB.

Çipi Snapdragon 8 Elite bazohet në arkitekturën 3-nanometër Galaxy S25 dhe S25+. Samsung thotë se ka punuar me Qualcomm për ta përshtatur procesorin për telefonët e saj. krahasuar me S24 Ultra çipi ka një NPU 40 përqind më të shpejtë, procesor 37 përqind më të shpejtë dhe grafika 30 përqind më të shpejta.

Specifikimet e kamerës së telefonave janë të njëjta me modelet e vitit të kaluar: një sensor i gjerë 50 MP, një ultra i gjerë 12 MP dhe një lente zmadhimi 10 MP. Por 10-bit HDR, i cili mund të kapë më mirë detaje në skena me kontrast të lartë, është aktivizuar si parazgjedhje në telefonat e rinj. Samsung thotë se çipi Qualcomm i bën telefonat më të mirë në reduktimin e zhurmës në videot me ndriçim të dobët.

Galaxy S25 dhe S25+ do të jetë i disponueshëm për tu blerë prej datës 7 Shkurt. Modeli standard S25 fillon nga 800 dollarë për 128GB hapësirë dhe S25+ nga 1,000 dollarë për 256GB.

Exit mobile version