Modeli Samsung Galaxy Note 9 për vitin e ardhshëm do të ketë funksionin që është dashur të paraqitej në pararendësin e tij.
Në pyetje është skaneri për gishtërinj, i vendosur nën ekran.
Sipas analistit Ming-Chi Kua, ky sensor do të debutojë në telefonin Galaxy Note 9.
Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë procedura e hapjes së telefonit do të dukej kështu: përdoruesi duhet të vendosë gishtin në një pjesë specifike të ekranit dhe telefoni hapet./Mesazhi/