Galatasaray ka shënuar tjetër fitore në elitën e futbollit të Turqisë dhe i është afruar edhe më shumë titullit të kampionit.
Galatasaray të premten mbrëma fitoi në udhëtim tek Adana Demirspor me rezultatin 3:0.
Ndeshja i takoi xhiros së 34-t, ndërsa deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u luajtur.
Hakim Ziyech, Kerem Demirbay dhe Mauro Icardi shënuan në pjesën e dytë për fitoren e mysafirëve.
Galatasaray lider ka 93 pikë, kurse Fenerbahçe në vendin e dytë ka 86 pikë.