Gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

Jeni zgjuar me dhimbje dhëmbi ose dhimbje të muskujve? Është mjaft e lehtë… Ju vetëm hapni kutinë e ilaçeve, i konsumoni dhe prisni që ajo të kalojë. Pa lexuar etiketën.

Është vetëm një nga gabimet shumë të zakonshme shëndetësore që shumica prej nesh bëjnë. Në të vërtetë ka një mori gjërash që bëjmë gabim pa e kuptuar. Këtu janë disa nga më të zakonshmet…

Përdorni ilaçe të cilave u ka skaduar afati

Këto mund të jenë shumë të rrezikshme. Mund të mos e kryejnë efektin e tyre, e disa prej tyre madje shkaktojnë edhe dëme.

Përjetoni efekte anësore që lehtësisht mund të largohen

Pothuajse të gjitha ilaçet shkagojnë efekte anësore. Megjithatë të paktën 44% e këtyre efekteve anësore, si vjellje, dhimbje koke etj, mund të eliminohet në qoftë se ndryshoni ilaçin tuaj me një të ngjashëm që ka efektin e njëjtë.

Harroni të pini ilaçet në orar

Në qofte se nuk përdorni tërë sasinë e antibiotikëve të përshkruar, infeksioni shumë lehtë mund të kthehet.

I mbani ilaçet në dollapin në tualet

Lagështia dhe nxehtësia në tualet dëmton përbërësit e ilaçeve, kështu duke i bërë më pak efektiv./Mesazhi/