Ju po ushtroni dhe po ushqeheni shëndetshëm por megjithatë nuk po humbni peshë?
Mos u shqetësoni, as mos u dëshpëroni!
Nuk keni asnjë problem shëndetësor por thjesht jeni duke e bërë njërin nga gabimet që i gjeni më poshtë, gabime që janë shumë të zakonshme, transmeton Klan Kosova.
Mos bini pre e “tundimeve”
Ditëve të sotme, jetojmë në një botë, që është shumë e vështirë t’i rezistosh tundimeve. Në jetën dinamike që e kemi, është shumë më lehtë të hajmë një ushqim të shpejtë (fast food) se sa të përgatisim një sallatë të shëndetshme me mish pule pse peshku.
Është e vështirë të punoni orë të gjata në punë dhe të mos ushqeheni, prandaj në shumicën e kohës, ndodh që zgjidhni fast food, ose ushqime tjera jo të shëndetshme, si çipsa, pije të gazuara, ëmbëlsira e të tjera.
Por çfarë të bëni, si ta evitoni një gjë të tillë? Para se të shkoni në punë, hani një mëngjes të bollshëm – plot me yndyrna të mira dhe proteina.
A dëshironi të hani bukë sërish kur jeni në punë? Merrni drekën me vete, përgatisni diçka të mirë dhe të shëndetshme, si dhe merrni ndonjë frut.
Zëvendësimi më i mirë për ëmbëlsirat janë frutat e thata ose bajamet, arrat, lajthitë e të tjera prandaj mbani gjithmonë me vete!
Mos ushtroni në mënyrë konstante
Ushtrimet kardio kanë shumë përfitime shëndetësore. Ju përpos që do të jeni më të shëndetshëm, do ta reduktoni stresin dhe depresionin dhe shtoni jetën.
Por nuk duhet të ekzagjeroni – ushtroni dy herë në javë. Ushtrimet fizike bëjnë që metabolizmi juaj të djegë kaloritë brenda 36 orëve pasi ju ta keni përfunduar stërvitjen.
Nëse kombinoni ushtrimet dhe ditët e pushimit nga palestra, trupi juaj do të ketë kohë të pushojë dhe muskujt tuaj do të formohen më mirë.
Mos u bëni i padurueshëm
Fakti se ju nuk e keni fituar peshën e padëshiruar gjatë një nate, do të thotë se ju nuk do të humbni peshë shpejt po ashtu.
Bëhuni i durueshëm sepse suksesi juaj varet nga kjo. Mos u demoralizoni me suksesin e të tjerëve.
Punoni me veten në paqe dhe suksesi juaj është i garantuar!