Gabimet që i bëjmë me ushqime dhe që ndikojnë në shtimin e peshës

Obesiteti është epidemi, dhe të gjithë dëshirojmë ta shmangim. Kështu që, nëse keni shtuar së fundmi disa kilogramë të padëshiruar, dëshira për t’i humbur menjëherë mundet ndonjëherë që të bëni gabime në ushqyerje.

Për shkak të shumë informacioneve që gjenden sot, është shumë e mundur që në mënyrë të pavetëdijshme mund të bëjmë gabime, si p.sh të i bëjmë ushtrimet e gabuara dhe të hamë ushqime të gabuara.

Për t’iu ndaluar për këto gabime në kemi mbledhur disa gabime të zakonshme që të gjithë i bëjmë kur mundohemi të humbim peshë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Mendimi që të gjitha kaloritë janë të barabarta

Të gjitha kaloritë nuk janë të barabarta, janë ato të mirat dhe të këqijat. Kaloritë që i merrni përmes perimeve janë të mira, ato që i merrni kur hani një hamburger janë të këqija. Kjo është për shkak insulinës që lirohet në trupin tuaj e cila varet më shumë nga tipi i kalorive që jeni duke konsumuar.

Të zgjidhni vetëm ushqime dietale dhe me pak yndyrë

Këto ushqime konsiderohen se janë idele për kur është puna për të humbur peshë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtet. Shumica prej këtyre ushqimeve të quajtura ‘dietale’ janë të mbushura me sheqer për të përmirësuar shijen e tyre.

Mos marrja e proteinave të mjaftueshme

Proteinat janë ndër ushqimet më të rëndësishme nëse jeni duke u munduar të humbni peshë. Një diet e mbushur me proteina përmirëson metabolizmin, ulë apetitin dhe rregullon hormonet.

Mungesë e fibrave në dietën tuaj

Shtimi i fibrave të mjaftueshme në ushqimin tuaj mund të zvogëloj apetitin dhe të ju bëjë të ndjeheni sikur jeni të mbushur.

Të hani shpesh edhe nëse nuk jeni të uritur

Ne zakonisht këshillohemi që të hamë më shpesh dhe më pak nëse dëshirojmë të humbim peshë. Kjo nuk vlen. Të hani kur jeni të uritur dhe vetëm të uritur është çelësi për të humbur peshë. /