Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026.
Shorti është tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës, ndërsa Kosova do të jetë pjesë e Grupit 10 së bashku me Francën, Gjeorgjinë e Bullgarinë.
Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën dhjetor 2024 – prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.
10-të vendet të secilt grup do të kualifikohen për “Euro 2026”, ndërsa tetë vendet më të mira të dytë do të shkojnë në play-off për të synuar kualifikimin në këtë ngjarje.
Evropiani i futbollit të sallës do të organizohet nga Letonia dhe Letonia gjatë periudhës 18 janar – 8 shkurt të vitit 2026.