Futbollisti kosovar në formacionin e sezonit në Zvicër (Foto)

Benjamin Kololli po kalon një sezon fantastik te ekipi i Lausannes.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është zgjedhur në formacionin e gjysmë sezonit në Zvicër.

“Sot gazeta numër 1 në Zvicër, më ka shpall në ekipin e sezonit në Super Ligë”, ka shkruar Kololli në rrjetet sociale.

Në formacionin më të mirë bëjnë pjesë: Vaclik; Lang, Akanji, Gelmy; Mbabu, Zuffi, Sanogo, Kololli; Elyounoussi, Campol Assale.