Futbollisti i ri i Kosovës shënon gol

Elvis Rexhbeçaj

Futbollisti i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka shënuar një gol të dielën.

Rexhbeçaj shënoi gol në fitoren e Augsburgun ndaj Viktoria Berlinit me rezultatin e thellë, 4:1.
Ndeshja Viktoria Berlin – Augsburg i takoi raundit të parë të Kupës së Gjermanisë. Mesfushori i Kosovës shënoi gol në minutën e 33-të, ndërsa nga fusha u largua në minutën e 72-të.

Rexhbeçaj në minutën e 47-të u ndëshkua me karton të verdhë. Rexhbeçaj më 13 korrik bëri të ditur se do të luajë për Kosovën.

Ai pritet të paraqitet për herë të parë me fanellën e “Dardanëve” në ndeshjen kundër Rumanisë më 6 shtator.

Ndeshja Kosovë – Rumani luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.