Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) pritet që të propozojë të premten ndarjen e kartonëve të kaltër për futbollistë.
Ky karton ka nisur të përdoret në nivele të ulëta dhe te garat e futbollistëve të rinj.
Me marrjen e kartonit të kaltër, lojtarët duhet t’i kalojnë 10-të minuta në zonën teknike.
Ende nuk dihet se kur dhe nëse do të nisë zbatimi i këtij kartoni në nivelin e të rriturve si dhe në cilat gara do të përfshihet.
Premier League ka refuzuar të jetë pjesë e provave, ndërsa trupi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, ka thënë se “raportet e kartonit të kaltër në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta e të nxituara”.