Kombëtarja e Italisë ka fituar Euro 2020.
Italia ka fituar Kampionatin Evropian pasi mposhti në finale Anglinë, shkruan lajmi.net.
Futbollistët e Roberto Mancinit zhvilluan një turne fantastik dhe me plot meritë fituan në fund.
Pas triumfit në “Wembley”, tani futbollistët italian janë rikthyer në shtëpi.
“Azzurët”, u pritën në qytet nga qindra tifozë të cilët ishin tejet të ngazëllyer me triumfin e skuadrës së tyre.
Festa nuk pritet të ndalet në Itali pasi të gjithë janë të lumtur për fitimin e trofeut të dytë të Kombëtares së tyre në ‘Euro’ pas 53 vite pritjesh.
Kapiteni i Italisë Giorgio Chiellini iu drejtua turmës duke thënë “Ky trofe është për ju”.