Një grup ka organizuar një fushate me të cilën dëshirojnë të vizatojnë me dorë gati 150,000 zemra në një mur përballë Shtëpive të Parlamentit të Britanisë si memorial për viktimat e pandemisë COVID-19.
Murali pritet të shtrihet për qindra metra përgjatë bregut jugor të lumit Thames jashtë spitalit të Shën Thomas, ku Kryeministri Boris Johnson u vendos në kujdes intensiv pasi ai kontraktoi virusin dhe u sëmur rëndë vitin e kaluar.
Ajo është organizuar nga grupi Covid-19 Bereaved Families For Justice UK, i cili ka bërë thirrje për një hetim publik për trajtimin e qeverisë ndaj pandemisë.
“Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë (dhe) krejtësisht unike, ashtu si të dashurit që kemi humbur”, tha Matt Fowler, bashkëthemelues i grupit. “Ashtu si shkalla e humbjes sonë kolektive, ky memorial do të jetë i madh.”
Qeveria e Britanisë ka premtuar të ndërtojë një memorial të përhershëm sapo të mbarojë pandemia raporton Reuters. /Mesazhi.com