Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të jetë e ashpër me akuza të mëdha ndërmjet partive politike.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 11 qershor, pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa të mërkurën, pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile duke pas parasysh edhe mënyrën se i është rrëzuar Qeveria, akuzat më të mëdha pritet të jenë mes dy parive që kanë qenë në pushtet, PDK-LDK.
Valmir Ismaili, nga Demokracia Plus ka thënë për lajmi.net se fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të jetë e ashpër. Ai ka thënë se nga mungesa e programeve të mirëfillta, partitë politike do të akuzojnë njëra tjetrën për të fituar mbështetjen e qytetarëve.
“Fushata zgjedhore pritet që të jetë e ashpër, sidomos duke pasur parasysh që e njëjta do të jetë më e shkurtër se zakonisht, por edhe duke pasur parasysh polarizimet që kanë ndodhur më herët ndërmjet subjekteve politike. Në mungesë të programeve të mirëfillta qeverisëse, partitë politike do të përdorin gjuhën akuzuese si metodë për të marrë votat e qytetarëve”, ka thënë Isamili.
Sinjalet për një fushatë të ashpër gjatë fushatës zgjedhore u dhanë edhe gjatë seancës të së mërkurës, në të cilin u votua mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë së Isa Mustafës.
Shumë deputet të pozitës dhe opozitës dhanë akuza ndaj njëri tjetrit, ndërsa më i ashpri ishte deputeti i LDK-së, Anton Çuni i cili tha se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e kanë vendin në burg.
E për përfaqësuesin e Demokracia Plus, Valmir Ismaili, pavarësisht faktit që PDK e LDK kanë qenë në qeverisje, ato do të jenë më të ashpra ndaj njëra tjetrës se ndaj partive opozitare.
“Edhe pse nuk është etike, pritet që dy partitë më të mëdha në vend, në këtë rast PDK dhe LDK, do të akuzojnë më shumë njëra tjetrën, pavarësisht faktit që deri dje kanë bashkëqeverisur në koalicion. Se kush këndë do ta akuzoj më shumë, pritet të shihet pasi që të vendoset nëse do të ketë koalicione parazgjedhore. Pas certifikimit të listave të kandidatëve të subjekteve politike, pritet edhe ashpërsim i mëtutjeshëm i gjuhës sepse vetëm do t’a kemi të qartë se kush me këndë do të shkojë në koalicion (parazgjedhor, nëse veç do të kemi të tillë)”, është shprehur Ismaili për lajmi.net.
Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme paralmentare pritet të fillojë në ditët e para të qershori